Spal ka njoftuar zyrtarisht që Luigi Di Biagio është trajneri i ri i klubit pas shkarkimit të Leonardo Semplici.
Semplici, i cili kishte qenë me klubin që nga viti 2014 dhe i solli ata nga Serie C në A, u largua nga skuadra pas rezultateve të dobëta.
Klubi gjendet në fund të tabelës dhe ka fituar vetëm katër ndeshje gjatë gjithë sezonit, përcjell lajmi.net.
Tani klubi ka njoftuar se Di Biagio ka pranuar zyrtarisht rolin e trajnerit.
Di Biagio është në histori si trajneri i parë që ka bërë ndonjëherë hapin nga ekipi kombëtar te një klub.
Ish-mesfushori nuk ka përvojë menaxheriale në klube.
Ai do të nënshkruajë një kontratë gjashtë mujore, me një mundësi për të zgjatur për një sezon të mëtejshëm. /Lajmi.net/