Sport

Zyrtare: Dënim tronditës për portierin grek që ofendoi Berishën

Portieri grek i Melbourne Cityt, Dean Bouzanis, është dënuar me pesë ndeshje mos-lojë.

Ai i kërkoi falje Berishës dhe gjithë adhuruesve të futbollit australian.

“E pranoj dënimin. I kam kërkuar falje Berishës dhe Melbourne Victoryt. Me këtë rast dua t’iu kërkoj falje të gjithë tifozëve të futbollit australian”, deklaroi Bouzanis, përcjellë “lajmi.net”.

Ekipi i sulmuesit kosovar e kishte fituar ndeshjen në fjalë 2:1. /Lajmi.net/