Sport

Zyrtare: Dembele zbulon të ardhmen

Ousmane Dembele ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Borussia Dortmund
Edhe pse kishte oferta nga Barcelona dhe Real Madrid, Ousmane Dembele ka vendosur që t’i mbetet besnik skuadrës së Borussia Dortmundit.

“Të jem i sinqertë, këto spekulime nuk më interesojnë aspak. Më pëlqen të jem këtu në Borussia Dortmund “, tha francezi.

Madje, Dembele ka konfirmuar se edhe Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të largohet nga Budnesliga.

“Unë jam i lumtur që ai do të vazhdojë të luajë për ne. Ai është si një vëlla për mua.”, ka thënë Dembele për Aubameyangn. /Express/