Daniele De Rossi do të largohet nga Roma pas plotë 18 viteve, por nuk do ndjek shembullin e Francesco Totti pasi do vazhdoj të luajë.
Klubi italian ka konfirmuar se 35-vjeçari do të largohet nga ‘Olimpico’ në fund të këtij sezoni.
Një ikon tjetër e ekipi romak, i cili e ka shpenzuar tërë karrierën me ‘Giallorossi’, duke realizuar mbi 600 paraqitje, transmeton lajmi.net.
Ai ka qenë lojtar i Romës që nga viti 2000, bashkë me Tottin – duke e mbajtur edhe shiritin e kapitenit pas largimit të këtij të fundit.
Mesfushori italian paraqitjen e fundit përpara tifozëve të vetë do ta bëjë ndaj Parmës në fundjavë. /Lajmi.net/