Sport

Zyrtare: David Moyes emërohet trajner i West Ham

Ish-trajneri i Evertonit dhe Manchester Unitedit, David Moyes, është emëruar trajner i West Ham United.

Moyes do ta zëvendësojë Slaven Bilicin, i cili u shkarkua dje nga klubi pas rezultateve të dobëta, transmeton Express.

Moyes ka qenë i papunë që nga maji i këtij viti, kur dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Sunderland, pasi klubi ra në ligën e dytë angleze.

kryetari i West Ham, David Sullivan, ka thënë se 54-vjeçari është njeriu i duhur për t’i përmbysur gjërat.

“Kemi nevojë për dike me përvojë, njohuri rreth Premier Ligës dhe lojtarëve që luajnë në të. Ne besojmë se David mund ta nxjerrë më të mirën nga lojtarët”, ka thënë ai. /Express/