Sport

Zyrtare: City kompleton transferimin e dytë, kushtoi 40 milionë euro (Foto)

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e portierit brazilian Ederson Moraes
Manchester City ka kompletuar transferimin e portierit të Benficas, Ederson Moraes, i cili ka kushtuar 40 milionë euro.

Ederson ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe do të jetë portieri i parë i skuadrës angleze.

Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat përmes faqeve të tyre zyrtare.

“Manchester City është i lumtur të ju njoftoj se Ederson i Benficas do t’i bashkohet skuadrës me 1 korrik”, thuhet në njoftimin e Cityt.

Lojtari pas nënshkrimit të kontratës tha se është shumë i lumtur që do të luajë në një skuadër të madhe si City dhe shpreson se vitin tjetër do të fitojnë trofe.

“Manchester City është skuadër e jashtëzakonshme. Ata kishin sezon të mirë, por vitin tjetër do të jemi më të fokusuar në fitimin e trofeve”. /Express/