Djibril Cisse, ish ylli i përfaqësueses së Francës, është bërë me skuadër të re
Ish sulmuesi i disa skarave të njohura, Djibril Cisse ka vendosur që t’i rikthehet fushës pas pensionimit.
Ai është transferuar te skuadra zvicerane, Yverdon. Besoni ose jo, ky klub garon në Promotion Liga (liga e tretë zvicerane), përcjell Express.
Francezi për herë të fundit, në vitin 2015, ishte pjesë e skuadrës franceze, Saint-Pierroise. Cisse gjatë karrierës ka luajtur për skuadrat e njohura si: Liverpool, Marseille e Lazio. /Express/