Sport

Zyrtare: Chiesa nënshkruan me klubin e njohur, deri më 2022

Fiorentina ka njoftuar vazhdimin e kontratës me yllin Federico Chiesa.

Klubi nga Serie A ka konfirmuar marrëveshjen me një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të klubit.

“Fiorentina komunikon vazhdimin e kontratës me futbollistin Federico Chiesa deri më 30 qershor të vitit 2022. Me gëzim të ndërsjellë e konfirmojnë lajmin për arritjen e marrëveshjes”, thuhet të njoftimin e publikuar nga Fiorentina.

Chiesa ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në vitin e fundit duke zgjuar interesim nga disa prej klubeve më të mëdha nga Serie A.