Liverpooli ka finalizuar transferimin për 35 milionë funta të Alex Oxlade Chamberlain nga Arsenali.
24-vjeçari ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare duke u bërë lojtari i pestë i transferuar këtë verë nga trajneri Jurgen Klopp, shkruan portali arbresh.info.
Oxlade Chamberlain nuk shfrytëzoi mundësinë për transferim te kampioni në Premierë Ligë – Chelsea, i cili kishte arritur një marrëveshje me Arsenalin të hënën.
Transferimi i reprezentuesit anglez vjen pas marrëveshjeve me Mohamed Salah, Dominic Solanke, Andy Robertson dhe Naby Keita./arbresh.info/
Welcome, @Alex_OxChambo! ? pic.twitter.com/joYm7hvK3m
— Liverpool FC (@LFC) August 31, 2017