Rafa Benitez është emëruar zyrtarisht si trajner i ri i Dalian Yifang pas largimit nga klubi i Newcastle.
Klubi i Superligës kineze pati një konferencë shtypi të martën ku spanjolli u paraqit para mediave.
Benitez u largua nga St James’ Park pasi nuk arriti të arrijë një marrëveshje të re, përcjell lajmi.net.
Tifozët e Newcastle nuk u pajtuan aspak me drejtuesit e klubit anglez, duke kërkuar nga pronari Mike Ashley që të vazhdohet kontrata me spanjollin.
Benitez ishte i lidhur për të marrë drejtimin e shumë skuadrave, por në fund vendosi ta pranojë ofertën e majme nga Kina.
Dalian Yifang ka bërë shpenzime të konsiderueshme megjithatë tash e sa kohë lufton për mbijetesë, ndërsa me ardhjen e ish-trajnerit të Liverpool priten gjëra të mira. /Lajmi.net/