Lucas Digne është përforcimi më i ri i Barcelonës.
Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Lucas Digne nga Roma.
Gjiganti katalan ka realizuar edhe një blerje për sezonin e ri duke paguar 16.5 milionë euro për shërbimet e tij, përcjell “Lajmi.net”.
22-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në Camp Nou.
Dëmshpërblimi i tij është caktuar në 60 milionë euro.