Barcelona ka njoftuar se e ka transferuar Samuel Umtiti nga Lyoni
Kampioni i Spanjës, Barcelona ka siguruar edhe një përforcim. Fjala është për mbrojtësin e Francës, Samuel Umtiti.
Ekipi nga Camp Nou ka njoftuar se e ka blerë reprezentuesin e Francës nga Lyoni për 25 milion euro, përcjell Express.
Umtiti, klauzola e të cilit do të jetë 60 milion euro, ka nënshkruar me gjigantit nga La Liga për pesë vite.
Barcelona më herët ka transferuar mesfushorin spanjoll, Denis Suarez nga Villareali.

Tags:Barcelona





















