Carlos Bacca nuk do të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gjatë ditës së sotme mediat italiane kanë raportuar se sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca mund të përfundojë në Kinë. Por, menaxheri i kolumbianit, Sergio Barila ka zbuluar se Bacca nuk do të lëvizë nga San Siro.
“Aktualisht nuk ka arsye pse duhet të largohet nga Milani. Në Itali ai dhe familja janë duke kaluar mirë dhe klubi është i kënaqur me punën e Baccas’, ka deklaruar Barila për Calciomercato.com, përcjell Express.
“Për më tepër ai ka fituar vetëm titullin e parë me Rossonerët, kështu që pse duhet të largohet në janar? Po e përsëris, ai dëshiron të Milani. Ai nuk ka shënuar në ndeshjet e fundit, por për tifozët unë dua të them: mos kini frikë, Carlos do të vazhdojë të shënoj gola”, ka theksuar ai. /Express/






















