Është anuluar ndeshja mes Manchester Untiedit e Manchester Cityt.
Manchester Unitedi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se miqësorja me Manchester Cityn, që ishte planifikuar të zhvillohej sot nga ora 13:30 me kohën tonë lokale, është anuluar.
Sipas asaj që shkruan klubi anglez, një gjë e tillë është bërë me vendim të organizatorëve për shkak të motit dhe fushës jo të mirë.
“Për shkak të motit aspak të mirë, Organizatorët e turneut dhe klubet pjesëmarrëse kanë vendosur të anulojnë ndeshjen e sotme në ‘International Champions Cup”, shkruan klubi anglez në rrjetet sociale. /Express/
