Anglia dhe Kosova do ta zhvillojnë ndeshjen e parë më 10 shtator të këtij viti.
Anglia dhe Kosova do të përballen në kuadër të kualifikimeve të EURO 2020 në Grupin A.
Kombëtarja angleze do të jetë nikoqir i Përfaqësues tonë, gjersa është bërë e ditur edhe stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja, shkruan lajmi.net.
Anglia dhe Kosova do të luajnë në stadiumin e Sunderlandit, ‘Stadium of Light’.
Ishte menduar se kjo përballje do të zhvillohej në ‘Wembley’ apo në ‘Old Trafford’, por Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur për stadiumin e Sunderlandit. /Lajmi.net/
#OnThisDay in 2003, a memorable win at the @StadiumOfLight 👏
The #ThreeLions will be on the road again in September against Kosovo. Where would you like to see the game played? pic.twitter.com/znqbeDkrUe
— England (@England) April 2, 2019