Sport

Zvicra sulmon Kosovën për Xhakën, Shaqirin e Behramin (Foto)

Federata e Futbollit e Zvicrës ka kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës është akuzuar rëndë nga Federata e Futbollit e Zvicrëspër mos respekt.  Ky reagim i Zvicrës ka ardhur pasi Kosova ka kërkuar që t’i marrë yjet e saj si: Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin e Shani Tarashajn.

“Situata aktuale vuan nga mungesa e qartësisë në rregullore. Federata Zvicerane kërkon që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt që të jetë e mundur. Fatkeqësisht, FIFA dhe UEFA nuk u janë përgjigjur kërkesave tona”, thuhet në njoftimin e Zvicrës.

“Federata Zvicerane e Futbollit sheh me keqardhje që prioriteti i drejtuesve kosovarë ka qenë të rekrutojnë lojtarë për kualifikueset e Kupës së Botës, në vend që të përforcojnë themelet e Federatës së tyre”, vazhdon njoftimi.

Federata e Zvicrës pretendon se lojtarët të cilët e kanë përfaqësuar Zvicrën në Euro 2016, dhe të cilët kanë luajtur me helvetikët pas pranimit të FFK-së në FIFA, nuk kanë drejtë ta përfaqësojnë Kosovë, përcjell Express.