Tech

Zuckerberg ka humbur 3.3 miliardë dollarë nga pasuria e tij personale

Ndryshimet e fundit në Facebook i kanë kushtuar Mark Zuckerbergut plot 3.3 miliardë dollarë humbje nga pasuria e tij personale.

Por, çfarë ndodhi që Marku humbi gjithë këto para? E pra, ndryshimet në Facebook – në news feed – të cilat do t’iu japin prioritet postimeve nga familjarët dhe miqtë, ndaj atyre të bizneseve – ndryshime këto që hynë në funksion të enjten.

Kjo shkaktoi rënie në vlerën e aksioneve të Facebook për 4%. Sipas Forbes, kjo do të thotë se Mark Zuckerberg personalisht ka humbur 3.3 miliardë dollarë, transmeton Gazeta Express.

Duke komentuar mbi ndryshimet në faqe, Mark shpjegoi:

“Ne kemi ndërtuar Facebookun për t’i ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të lidhur dhe t’i afrojmë ata më afër me njerëzit që kanë rëndësi për ne.

Por kohët e fundit kemi marrë reagime se përmbajtja publike – postimet nga bizneset, markat dhe mediat – po i largojnë momentet personale që na bëjnë të lidhemi më shumë me njëri-tjetrin.

Bazuar në këtë, “shtoi ai”, po e ndryshoj qëllimin e ekipeve tona të produkteve duke u fokusuar që t’ju ndihmojmë të gjeni përmbajtje relevante që të keni ndërveprime më kuptimplote sociale”.

Megjithatë, disa kritikë besojnë se ekziston një arsye më e keqe pse Facebook po i inkurajon njerëzit të ndajnë më shumë jetën e tyre private në këtë faqe të internetit.

Ata besojnë se Facebook po përballet me një fenomen të quajtur “kolapsi i kontekstit”, i cili në thelb nënkupton se përderisa përdoruesit po ndajnë më pak gjëra rreth vetes në rrjetin social, të dhënat që Facebook ua shet reklamuesve bëhen më pak të vlefshme.

Duke i bërë njerëzit edhe një herë që të shpërndajnë informata personale në faqe, rrjeti social mund të jetë në gjendje që të rritë vlerën komerciale të Facebook. /Express