Sport

“Zotëri Ronaldo, inspektorët që të kanë hetuar janë nga Real Madridi”

Prokurori i Shtetit i është përgjigjur yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos, i cili akuzohet për mashtrim tatimor.

Gazeta El Mundo e ka publikuar përgjigjen e prokurorit të shtetit ndaj Cristiano Ronaldos, i cili më herët ka thënë se është duke u akuzuar vetëm sepse quhet Cristiano Ronaldo, transmeton Express.

Sipas gazetës së lartpërmendur, prokurori ka thënë: “Shikoni, Zotëri Ronaldo. Inspektorët të cilët e kanë bërë raportin rreth juve janë nga Real Madridi, të cilët po ashtu iu gëzohen golave tuaja”. /Express/