Aktuale

Zogaj: Liderët politikë s’ndjejnë përgjegjësi për humbje të zgjedhjeve

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL, ka thënë se liderët politikë të Kosovës nuk e kanë krijuar nivelin e përgjegjësisë me humbjen e zgjedhjeve.
Ai thotë se as Kadri Veseli, as Isa Mustafa e as Albin Kurti, duke qenë se kanë humbur zgjedhje, nuk kanë reflektuar me dorëheqje nga posti i kreut të partisë.

“Përveç Veton Surroit më 2007, s’ka pas marrje të përgjegjësisë në nivel të dorëheqjes me rastin e dobësimit të partisë”, ka thënë Zogaj në Interaktiv të KTV-së.

Një pjesë e opinionit publik, sipas tij, mund të ketë pritur transferim të pushtetit nga një subjekt në një subjekt tjetër.

the authorE B