Rajon & Botë

Zjarr në magazinën e riciklimit,shkaktohen dëme të mëdha materiale

Një zjarr ka përfshirë një magazinë riciklimi në kryeqytet gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar

Ngjara mësohet të ketë ndodhur në fshatin Arbane në Tiranë, rreth orës 4:50 të mëngjesit të sotëm.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilat arritën të vendosnin nënkontroll flakët pas 2 orësh. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.

the authorE B