Trajneri francez ka pohuar se ka vazhduar kontratën me kampionët e Evropës.
Zinedine Zidane do të jetë pjesë e Real Madridit edhe për disa vite të tjera, pasi që ai ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me klubin për vazhdimin e kontratës.
Nën drejtimin e francezit, ‘Los Blancos’, kanë shkëlqyer në këto 18 muaj, duke fituar dy herë rresht Ligën e Kampionëve dhe njëherë La Ligën, transmeton KosovaPress.
“Sa i përket rinovimit të kontratës, gjithçka është e kryer”, ka thënë Zidane.
“Mua më interesojnë ngjarjet që ndodhin nga dita në ditë dhe nuk shikoj më larg se aq”, ka shtuar ai.
Zidane është ulur në bankën e Realit si trajner në muajin dhjetor të vitit 2016 për të zëvendësuar të shkarkuarin Rafa Benitez.