Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, do ta shpërblej me kontratë të re Zinedine Zidanen
E ardhmja e Zinedine Zidanes është në Real Madridi. Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, trajneri francez do ta vazhdoj kontratën me Los Blancos deri në vitin 2020.
Kontrata aktuale e Zidanes skadon në vitin 2018, por suksesi i fundit me Real Madridin ka bërë që Florentino Perez t’i ofroj kontratë të re.
Brenda një viti e gjumës te Real Madridi, Zidane ka arritur të fitoj titullin e kampionit në La Liga dhe dy Liga të Kampionëve. /Express/