Zinedine Zidane u detyrua të merrte këtë vendim janë ende të paqarta edhe pse ai tha se po e bënte për të mirën e klubit.
Zinedine Zidane i befasoi të gjithë me deklaratën e fundit ku njoftoj dorëheqjen si trajner i klubit të Real Madrid.
Arsyet që e çuan Zidane të merrte këtë vendim janë ende të paqarta edhe pse ai tha se po e bënte për të mirën e klubit.
Mbi këtë ngjarje së fundmi ka hedhur dritë gazeta angleze “Mirror” që ka publikuar një kërkësë të Fiorentino Perez kundrejt Zinedine Zidane, çka sipas tyre ka çuar edhe në largimin e Zidane nga klubi.
Sipas “The Mirror” Presidenti i Real Madrid , Perez, i ka kërkuar teknikut francez që të lë në stol Cristiano Ronaldon dhe të aktivizoj Bale, transmeton “Albeu”.
Kjo kërkesë nga Perez mësohet të ketë ardhur si shenjë hakmarrje për deklaratën e Ronaldos për tu larguar nga Madridi në përfundim të finales në Kiev.
Por mesa duket Zidane nuk ka rënë dakort me këtë kërkesë dhe është detyruar të jepte dorëheqjen nga klubi madrilen.