Zinedine Zidane ka lavdëruar Ronaldon.
Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola në fitoren prej 2:1 të Real Madridit ndaj Sporting Gijon, duka ia siguruar kështu tri pikë të tjera ekipit të Zinedine Zidane, shkruan Gazeta Express.
Për këtë është shprehur i lumtur edhe Zidane, i cili mendon se portugezi është rikthyer në më të mirën e tij.
“Ju gjithmonë pyesni për të njëjtat gjëra. Ronaldo të ndëshkon në çdo moment. Kur nuk shënon, njerëzit mendojnë se ai nuk po luan mirë. Ai bëri një ndeshje të mirë, u kombinua shumë mirë me Benzeman dhe punoi shumë për ekipin. Ai është rikthyer në formën më të mirë”, tha Zidane. /Express/