Sport

Zidane: Rivalët do të humbasin pikë

Zidane nuk është i brengosur që Reali ka mbetur tetë pikë prapa Barcelonës.

Girona e ka befasuar Real Madridin në xhiron e 10’të të La Ligas, duke e mposhtur 2:1, shkruan Gazeta Express.

Pas kësaj humbje, e dyta këtë edicion për “Los Blancos”, Reali ka mbetur tetë pikë prapa liderit, Barcelonës – por për këtë nuk është aspak i brengosur Zidane.

“Diferenca prej tetë pikësh me Barcelonën? Reali mund të kthehet, do të kemi ditë më të mira. La Liga është shumë e gjatë andaj nuk jam aspak i brengosur për këtë diferencë. Rivalët do të humbasin pikë”, ka thënë Zidane. /Gazeta Express/