Sport

Zidane refuzon të merret me vendimet e gjyqtarëve

Zinedine Zidane nuk e ka pëlqyer fare pyetjen e gazetarëve për vendimet e gjyqtarëve.

Shumë polemika janë krijuar rreth vendimeve të gjyqtarëve në La Liga që kinse kanë shkuar në favor të Real Madridit, por trajneri i ‘Los Blancos’ është nervozuar kur është pyetur për këto vendime.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Las Palmas, Zidane ka lavdëruar lojtarët e tij që nuk ia varrin veshin fjalëve të shumta që thuhen nëpër media.

“Jam lodhur duke dëgjuar gjithnjë ankesa në drejtim të gjyqtarëve. Në këtë aspekt dua t’i përgëzoj lojtarët e mi, të cilët respektojnë gjyqtarët dhe nuk flasin më shumë sesa që u takon”, ka deklaruar Zidane.

Kujtojmë se Gerard Pique i Barcelonës ka akuzuar haptas Real Madridin për favore nga gjyqtarët.