Sport

Zidane: Real Madridi dëshiron ta fitojë Kupën e Botës për Klube

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madridi dëshiron ta shtojë Kupën e Botës për Klube në kabinetin e trofeve para se të luftojë për t’i mbrojtur titujt në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.

Dy herë kampioni do të përballet me Al Jazira në gjysmë finalen e së mërkurës në “Zayed Sports City Stadium” në Abu Dhabi, transmeton Express.

Reali është i etur ta sigurojë titullin e tretë për ketë sezon, pasi tashmë e ka fituar Super Kupën e UEFA-s dhe Super Kupën e Spanjës.

“Nuk do të jetë e lehtë. Edhe vitin e kaluar kishim shumë probleme para se t’ia dilnim ta fitonim”, ka thënë trajneri Zidane.

“Nuk do të ketë ndeshje të lehta dhe për nuk do të fitojmë vetëm sepse jemi Real Madrid. Kemi kohë të përgatitemi për ndeshjen dhe nuk kemi arsyetime”, ka shtuar ai. /Express/