Sport

Zidane nuk po i beson Asensios

Bale i lënduar, Ronaldo dhe Benzeman aspak në formën, ndërsa Zidane nuk gjen kurajën për të inkuadruar Asension titullar.

Është e qartë se Real Madridi ka nevojë për ndryshime, sidomos në repartin ofensivë, por Zinedine Zidane vazhdon të mos gjejë zgjidhje, raporton Marca.

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema nuk bënë aspak paraqitje të mirë kundër Atletico Madridit, sidomos sulmuesi francez, që vazhdoi me paraqitje zhgënjyese.

Pavarësisht kësaj, Zidane inkuadroi në lojë Marco Asension vetëm në minutën e 76’të, i cili ka luajtur vetëm për 44 minuta kundër ekipeve të mëdha në Spanjë.

Sipas Marcas, Zidane duhet të tentojë të bëjë ndryshime që nga ndeshja e radhës dhe njeriu i parë që duhet të ketë më shumë minuta në sulm, duhet të jetë Asensio, në të kundërtën – Los Blancos rrezikojnë të hyjnë edhe më shumë në krizë, pasi tashmë gjenden 10 pikë prapa Barcelonës në La Liga.

Asensio i vetëm ka shënuar katër gola në La Liga këtë edicion, ndërsa Ronaldo dhe Benzema së bashku kanë shënuar vetëm dy. /Gazeta Express/