Sport

“Zidane njeri i fjalës, i ka thënë po kësaj skuadre”

Zinedine Zidane pritet shumë shpejtë t’i rikthehet stolit, dhe skuadra e tij e re do të jetë Juventusit.

Kështu ka lënë të kuptohet gazetari Sergio Gomez, me anë të një postimi në Twitter.

Zidane është i papunë që nga qershori i vitit të kaluar, kur është larguar nga Real Madrid.

Zërat e fundit e kanë lidhur francezin me një rikthim në ‘Santiago Bernabeu’, por sipas Gomez tashmë ka një marrëveshje, dhe Zidane do të jetë trajner i Juventusit.

“Unë nuk mendoj se Zidane do të shkojë përsëri te Reali, nuk ka gjasa, për të mos thënë e pamundur. Zidane ka një pakt nderi me Andrea Angelli, dhe do të jetë trajner i Juventusit”.

“Lamtumirë Allegri. Zidane është njeri i fjalës”./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli