Sport

Zidane: Ky lojtar e meriton Topin e Artë (Foto)

Zinedine Zidane e ka mbështetur Cristiano Ronaldon në garë për “Topin e Artë”.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane mendon se Cristiano Ronaldio e meriton “Topin e Artë” për shkak të arriturave që ka pasur në sezonin e vitit 2016.

Ai ka fituar Ligën e Kampioneve me Los Blancois, derisa ka triumfuar edhe në Euro 2016 me Portugalinë, përcjell Express.

“Ai është unik, dhe ato që ai ka arritur janë unike. Nëse ju shikoni se çfarë ka bërë gjatë vitit, mund ta kuptoni se të arriturat e Ronaldos janë mbresëlënëse”, ka shtuar ai.

“Çfarë ai ka arritur në vitin 2016, jo vetëm në baza individuale, ka qenë i mrekullueshëm. Ai e meriton të fitojë “Topin e Artë”, në mënyrë të qartë”, ka deklaruar Zidane, i cili beson se Ronaldo shumë shpejt do t’i rikthehet golave. /Express/