Sport

Zidane: Ky futbollist mund të largohet nga Real Madrid për 50 milionë euro

Zinedine Zidane nuk e kundërshton largimin e këtij futbollisti nga Real Madrid.

Real Madrid është i gatshëm t’i vlerësojë ofertat për shitjen e mesfushorit Dani Ceballos.

E përditshmja sportive madrilene “AS” raporton se trajneri Zinedine Zidane ka aprovuar nxjerrjen në shitje të Ceballos, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Drejtuesit e Real Madridit po ashtu kanë caktuar çmimin e shitjes së mesfushorit, përcjell lajmi.net.

Ceballos mund të largohet nga Santiago Bernabeu për 50 milionë euro.

Reprezentuesi spanjoll ka zgjuar interesim të fuqishëm nga Milan dhe Tottenham Hotspur. /Lajmi.net/