Zinedien Zidane ka lavdëruar yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon, me të cilin në fushë tha mund të ndodh gjithçka
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i lumtur që në skuadër ka një lojtar si Cristiano Ronaldo, i cili po kalon formë fantastike në fund të këtij sezoni.
Ai tha se Ronaldo ka pushuar këtë edicion më shumë se zakonisht, pikërisht për të qenë në këtë formë që është.
Zidane po ashtu kërcënoi Juventusin, duke thënë se me Ronaldon në fushë, mund të ndodh gjithçka.
“Ronaldo ka luajtur shumë këtë edicion, por për dallim nga vitet tjera, ka pushuar në disa ndeshje. Kjo i ka ndihmuar që të jetë në formë fantastike në fund të këtij sezoni”, tha Zidane gjatë një interviste për faqen e UEFA-s.
“Nuk ka fjalë që e përshkruajnë Ronaldon. Ai e ka dëshmuar se mund të bëjë gjithçka në fushë. Shifrat e tij janë të jashtëzakonshme dhe me të mund të ndodh gjithçka”.
Ronaldo në fund të këtij edicioni në 9 ndeshjet e fundit ka shënuar 14 gola, më shumë se çdo lojtarë tjetër në Evropë. /Express/