Zinedine Zidane nuk është aspak krenar me atë që kishte bërë në finale të Kupës së Botës, ku kishte goditur me kokë mbrojtësin e Italisë, Marco Materazzi
Francezi thotë se kjo është një pjesë e jetës së tij për të cilën nuk ndjehet krenar, dhe për këtë kërkon shumë falje,
Por, ai thotë se kjo tashmë është pjesë e jetës së tij.
“Goditja ndaj Materazzit? Nuk jam krenar. Nuk jam krenar me atë çfarë kam bërë”, ka thënë Zidane.
“I kërkojë falje të gjithë të rinjve, të gjithë atyre trajnerëve që e bëjnë futbollin më të ndryshëm. Por, kjo është pjesë e karrierës time, jetës time, pjesë për të cilën nuk jam i lumtur, por që më duhet ta pranojë”.
Zidane pas asaj goditje ndaj Materazzit ishte ndëshkuar me karton të kuq, për të humbur më pas Franca në penallti. /Express/