Sport

Zidane flet për gjyqtarin, ngacmon keq Bayernin

Zinedine Zidane ka thënë se gjyqtari ka ndihmuar edhe Bayern Munichun në ndeshjen ndaj skuadrës së tij
Trajneri i Real Madridit ka thumbuar Bayern Munichun, pas fitores 4:2 dhe akuzave të lojtarëve gjerman.

Ai tha se edhe goli i dytë i Bayernit ishte pozitë jashtë loje.

“Gjyqtari? Edhe goli i dytë i tyre ishte nga pozita jashtë loje”, tha Zidane gjatë konferencës për media. /Express/