Baba i Kylian Mbappe ka treguar se djali i tij ka qenë shumë pranë kalimit në Real Madrid, por Zinedine Zidane ndaloi interesimin për të
Wilfrid Mbappe ka treguar se kanë pasur shumë takim me Zinedine Zidane, i cili ishte shumë i interesuar për Mbappe.
Por, ai tregoi se pasi francezi u bë ndihmës i Ancelottit në vitin 2013, ra interesimi për djalin e tij, i cili më pas zgjodhi Monacon.
“Ne kishim shumë takim me Zidane, por nga momenti që ai u bë ndihmës i Ancelottit, nuk kishte shumë kohë për Kylian”, tha fillimisht Wilfrid.
“Nëse Zidane do të vazhdonte me Real Madrid Castille, ne me shumë mundësi do të zgjidhnim Realin para Monacos”.
Mbappe tashmë është shumë pranë largimit nga Maonaco dhe kalimit në PSG për 180 milionë euro. /Express/