Sport

Zidane e turpëroi mbrëmë James Rodriguezin (Foto)

Largimi i James Rodriguez nga Real Madridi është i paevitueshëm.
Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, ka përjetuar natën më të tmerrshme në karrierë si futbollist, pavarësisht se Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve, ku pjesë e festës u bë edhe ish asi i Monacos.

Ai u la në tribunë për ndeshjen ndaj Juventusit, duke mos arritur të zë vend as edhe në stol, sinjale këto se James nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane.

Kështu, duke parë atë që ndodhi mbrëmë, ku 80 milionëshi ndoqi ndeshjen vetëm si spektator, gjitha rrugët qojnë drejt largimit të kolumbianit, që do t’i thotë lamtumirë “Santiago Bernabeu” pas tri vjetësh.

Inter, Chelsea dhe Manchester Unitedi janë skuadrat që kërkojnë shërbimet e kolumbianit. /Express/