Sport

Zidane: E di se do të shkarkohem nga Reali

Zinedine Zidane nuk ka frikë nga ndonjë shkarkim i mundshëm nga stoli i Real Madridit.

Trajneri i Los Blancos është i sigurt se do të vijë koha kur ai do të largohet nga Real Madridi.

Zidane thotë se nuk e ka problem se kur do të shkarkohet pasi që kjo është një gjë normale te një klub si Reali, ku janë shkarkuar trajnerë si Jose Mourinho apo Carlo Ancelotti, transmeton KosovaPress.

“Nuk frikohem nga shkarkimi. E di se ai do të vijë ndonjë ditë”, ka thënë ai për RMC.

“Unë kënaqem me punën që po bëj. Më është ofruar mundësia që të drejtoj këtë klub të madh dhe kjo nuk është e lehtë, por mua më duhet të mësoj shumë për të përparuar në këtë profesion”.

Reali ka katër barazime në katër ndeshjet e fundit.