Sport

Zidane e dëshiron me çdo kusht Hazardin

Zidane sakrifikon Bale-n për Hazard-in Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i gatshëm të sakrifikojë Gareth Bale-n për yllin e Chelseat, Eden Hazard.

Hazard prej kohësh është cak i gjigantit spanjoll dhe duket se madrilenët janë të vendosur ta blejnë belgun.

Siç raportohet, kreu i Real Madridit, Florentino Perez është duke u përgatitur për ta shitur Bale-n, edhe pse nuk është i sigurt se do të mund ta blejë Hazard-in.

“Los Blancos” edhe në verën që vjen do të tentojnë ta bëjnë të vetin Hazardin, i cili konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në botë.