Zidane dëshiron ta mbajë treshen BBC dhe ta sigurojë transferimin e Mbappes.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane shpreson që Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema të mbeten të gjithë në Real Madrid, ndërsa konfirmoi se klubi po punon për transferimin e Kylian Mbappe.
Le të shpresojmë që të gjithë lojtarët BBC [Bale, Benzema dhe Cristiano] të qëndrojnë këtu”, tha ai.
Ndërsa sa i përket interesimit te Real Madridit për ta thyer rekordin e transferimit botëror për transferimin e Mbappes, Zidane ka deklaruar se klubi po punon për ta transferuar sulmuesin francez dhe se do ta shohim më vonë se çfarë do të ndodhë./Indeksonline/