Aktuale

Zhvarrosen për riidentifikim eshtrat e viktimave në Krushë të Vogël

Sot janë zhvarrosur mbetjet mortore të tre viktimave në fshatin Krushë e Vogël në Prizren.

Mjekësia Ligjore ka bërë zhvarrosjen e mbetjeve mortore të Arif Ismajl Shehut, Enver Bali Avdylit dhe Avdi Bajram Batusha, që ishin varrosur në vitin 2014.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar Prenk Gjetaj, udhëheqësi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit.

Ai ka thënë se dyshohet që në tre varret të ketë përzierje eshtrash.

Procedurat pritet të vazhdojnë pas analizave.

the authorE B