Mjekët pa Kufi njoftojnë se 600 emigrantë janë zhdukur pasi që ishin evakuuar nga kampi i emigrantëve në veri të Francës që ishte kapluar nga zjarri.
Shefja e këtij grupi humanitar në Francë, Corenne Torre, ka thënë se 1.500 emigrantë janë zhvendosur si pasojë i zjarrit të së hënës mbrëma i cili i shkatërroi kampet e drurit në rrethinën Dunkirk Grande Synthe, transmeton Express.
Torre ka thënë se 900 emigrantëve të evakuuar u është ofruar banim në shoqata apo shkolla lokale, por nuk dihet se ku ndodhen 600 të tjerë.
“Thjesht s’e dimë se ku ndodhen ata,” ka thënë ajo./Express/