Shumë njerëz nuk janë aspak mirë në mëngjes, madje preferohet të mos u flasësh para se ata të pinë ndonjë kafe apo çaj.
Madje shumë prej tyre do të mund të qëndronin deri në orët e para të mëngjesit por assesi të zgjohen herët.
Kështu që është shqetësuese kur shumë njerëz marrin vesh se gjej kryesore e njerëzve më të suksesshëm në botë ka të bëjë me zgjimin e hershëm.
Një nga shefat në APPLE, Tim Cook zgjohet në 3.45 të mëngjesit, editorja e ‘Vogue’ Anna Wintour zgjohet nga shtrati për të luajtur tenis në ora 5.45, Richard Branson ka thënë se ai ngrihet në të njëjtën kohë, dhe shefi i Starbucks –Howard Schultz zgjohet në ora 4.30 në mëngjes, transmeton Indeksonline.
Ideja është se zgjimi herët u bënë më produktiv, pra shfrytëzoni orët për diçka tjetër.
Kështu pra suksesi fillon që nga zgjimi i hershëm në mëngjesit, nga agimi që merrni dhe gjitha organizimet e tjera të ditës që i bëni.
Këto janë 6 gjërat që janë bërë të ditura nga zgjimi herët:
1) Keni kohë për të ushtruar
2) Do të ndiheni të vetëkënaqur
3) Jeni të uritur gjatë gjithë ditës
4) Ju keni për t’i realizuar planet e juaja sociale për në mbrëmje
5) Do të dukeni më bukur
6) Do të jeni më efikas në punë