Sipas të përditshmes sportive katalane, Sport, Lionel Messi e meriton “Topin e Artë”.
“Messi – Topi i Artë, ti e meriton”, ky është titulli i të përditshmes sportive katalane, Sport, e cila e ka vendosur yllin e Barcelonës në ballinën e gazetës.
Sport këtë shkrim e ka bërë pas het-trikut të Messit ndaj Celticut në Ligën e Kampionëve, përcjell Express.
Por, yll i Real Madridit, Cristiano Ronaldo konsiderohet si favorit për këtë çmim, pasi sezoni e kaluar triumfojë në Ligën e Kampionëve dhe fitoi “Euro 2016” me Portugalinë.
