Rajon & Botë

Zgjedhjet në Liberi, George Vee president?

Në Liberi sot ka filluar rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në të cilat votuesit do të zgjedhin në mes të legjendës së futbollit George Vee dhe zëvendës presidentit Joseph Boacai.

Ata duhet të pasojnë Elen Johnson Sirlieaf, presidentja e parë femër e një vendi afrikan.

Vendvotimet janë hapur në orën 8.00, ndërsa rreth 2,1 milionë votues do të kenë rastin që të votojnë deri në orën 18.00.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 10 tetor Vee ka marr 38,4 përqind të votave ndërsa Boacai 28,8 përqind.

Zgjedhjet në Liberi mbahen pas më shumë se dhjetë vitesh që nga përfundimi I luftës civile në këtë vend ku që nga viti 1989 deri në vitin 2003 kanë pësuar 250 mijë njerëz.

Në vitin 2016 Liberinë po ashtu e ka goditur epidemia e Ebola-s.

Presidentja e deritashme Elen Johnson Sirleaf, fituese e çmimit Nobel për Paqe në vitin 2011 nuk ka mundur të kandidojë pas dy mandateve në qeverisje dhe zyrtarisht do ta dorëzojë atë më 22 janar fituesit të rrethit të dytë të zgjedhjeve.

the authorE B