Tashmë është zyrtare, jo vetëm zgjedhjet parlamentare do të jenë më 25 qershor, por edhe Kavaja do të votojë më 25 qershor për kreun e ri të kësaj bashkie.
Në një kohë që gara pritet të jetë e ashpër, zërat po shtohen çdo ditë e më shumë se kush do të jenë kandidatët për kryetarë bashkie nga forcat politike, që do të zënë këtë post, pas dorëheqjen së Elvis Rroshit.
Ndonëse zgjedhjet për kryetar bashkie të këtij qyteti ishin planifikuar që më 7 maj, ato u anuluan, ndërsa tashmë datë e re kur do të votohet për pushtetin lokal, është ajo e 25 qershorit, e njëjta edhe me zgjedhjet parlamentare.