ShowBiz

Zgjedhjet në Francë: Përmbledhje e asaj çfarë ka ndodhur deri tani gjatë votimit

Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale në Francë, të cilat po cilësohen si më të paparashikueshmet viteve të fundit.

Plot 11 kandidatë garojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve, dhe dy kandidatët që fitojnë më së shumti vota do të garojnë në balotazhin e 7 majit, transmeton Express.

Atëherë:

Dalja në zgjedhje në rundin e parë të zgjedhjeve që do të vendosë se kush do të jetë presidenti i radhës i Francës thuhet se është në rrugë të mirë të arrijë 80%.

Qendrat e votimit janë mjaft të dendura nëpër Francë – dhe vende tjera – qëkur u hapen në orën 8:00 sipas kohës lokale.

Masat e sigurisë janë rritur pas vrasjes së një oficeri të policisë të enjten në Paris.

Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, dhe kandidati i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon, i kanë hedhur votat e tyre.

Në Henin-Beaumont ka pasur përleshje, ku dy gra lakuriq me maska me fytyrë të Le Pen ka brohoritur duke u tallur “Marine, Presidente”./Express/

the authorE B