Aktuale

Zëvendësministrja 25-vjeçare në Qeverinë e Kosovës

Në 21 ministritë e Kosovës janë të emëruar 70 zëvendësministra. Prej tyre, vetëm 5 janë gra.Njëra prej grave që janë pjesë e Qeverisë është 25-vjeçarja Milena Zdravkoviç.Ajo është zëvendësministre në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – MMPH, ministri që udhëhiqet nga një grua, shkruan lajmi.net.

Zdravkoviç ka studiuar për arkitekturë në Universitetin e Mitrovicës, ku ka kryer studimet para dy viteve.Është pjesëtare e partisë Samostalna Liberalna Stranka –SLS dhe vjen nga Llapnasella e Graçanicës.

the authorE B