Aktuale

Zëvendëskryeministrja e Serbisë: Asgjë në Kosovë nuk mund të funksionojë pa serbët

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, ka thënë se pas zgjedhjeve në Kosovë asgjë nuk do të jetë në gjendje të funksionojë pa serbët dhe përfaqësuesit e tyre politikë, duke shtuar se shumë shpejt pritet formimi i komunave serbe, shkruan Indeksonline.

“Zgjedhjet kanë treguar paqëndrueshmërinë e shqiptarëve, por stabiliteti dhe uniteti i serbëve për ne janë shumë të rëndësishme. Ka ende shumë punë për t’u bërë në Kosovë, shumë shpejt ne presim formimin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë Mihajloviq.

the authorE B