Edhe brenda shtëpisë së Big Brother, edhe jashtë saj, Danjel e Fotini mbeten një nga çiftet më të komentuara.
Së fundmi është përfolur se Fotinia është shtatzënë, por ish-banorja e mohoi pak javë më parë.
Gjatë një videoje live ditën e sotme, ajo e mohoi sërish, por u shpreh se do të donte që fëmijën e parë ta kishte vajzë. Ndërsa Danjeli nuk ishte dakord dhe Fotinia tha se ai do djalë. Mesa duket ish-banorit nuk i pëlqeu që Fotinia po tregonte më shumë seç duhet dhe po e shihte ngultazi, ndërsa ish-banorja po i prekte fytyrën vazhdimisht.
Danjeli u nxeh dhe i tha të mos bënte kështu veprimesh sepse kishte njerëz përreth në lokal./xing.al





















