Arbër Zeneli që ka pësuar një lëndim të rëndë dhe do të mungojë për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Islandës.
Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, ka pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje me Heerenveen në këmbën e majtë dhe pritet të mungojë për disa javë.
Kështu ka njoftuar skuadra holandeze nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, duke mos treguar kohën e saktë e rikuperimit.
22-vjeçari ishte në formë tejet të mirë pasi shënonte vazhdimisht me klubin bardh e kaltër dhe do të jetë një mungesë e madhe për Albert Bunjakin, për ndeshjet që Kosova i zhvillon me Ukrainën dhe Islandën. /Gazeta Express/